Tahiri: Zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë e besim
BKT
   Komunat

Tahiri: Zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë e besim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i LDK-së për një tjetër mandat, Xhafer Tahiri përmes një shkrimi sot ka falënderuar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për mbështetjen dhe besimin e dhëne gjatë këtij mandati.

Tahiri në postimin e tij në Facebook është shprehur se Vushtrriasit  e kanë inspiruar atë të ndjekë ëndrrën e vet duke besuar në idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheqë ndryshimin e domosdoshëm. 

“Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat, si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë. Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë” ka thënë ai. 

Postimi i plotë i Tahirit: 

Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm.  

Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat, si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë.  

Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë.  

Faleminderit  

I juaji përgjithmonë 

#Xhafa160


MË SHUME NGA    Komunat