Fillojnë punimet në projektin, ndërtimi i shtegut të çiklistëve e trotuarit
BKT
   Komunat

Fillojnë punimet në projektin, ndërtimi i shtegut të çiklistëve e trotuarit

Shtrazës së bukur turistike së shpejti do ti shtohet edhe infrastruktura moderne, shtegu për çiklistë dhe trotuari së bashku me ndriçimin publik, që do të përshkoj rrugën kryesore të fshatit.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, dhe drejtorin për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, vizituan së bashku nisjen e këtij projekti si dhe ndërtimin e terrenit sportiv në shkollën e këtij fshati si dhe në Shkollën Fillore në Vataj.

Kryetari Ilazi tha se fokusi i institucioneve komunale është edhe ndërtimi i infrastrukturës në zonat turistike, për krijimin e kushteve sa më të mira për investitorët si dhe për vizitorët që frekuentojnë këto pjesë.

Sipas menaxherit të projektit Arian Teneqja, projekti është dy vjeçar dhe gjatësia e shtegut të çiklistëve dhe trotuarit së bashku me ndriçimin publik është 1305 metra. Projekti është duke u financuar nga buxheti komunal.


MË SHUME NGA    Komunat