Solskjaer: Cristiano për ne, si Michael Jordan për Chicago Bulls
BKT
Sport

Solskjaer: Cristiano për ne, si Michael Jordan për Chicago Bulls

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar lartë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi dy herë, për të shpëtuar Man Unitedin nga humbja prej Atalantas.

Pas ndeshjes, Solskjaer lavdëroi lartë CR7 duke e krahasuar me legjendën e basketbollit, Michael Jordan.

“Cristiano për ne është si Michael Jordan për Chicago Bulls. Askush nuk e pyet karakterin e këtyre lojtarëve”.

“Ata, thjeshtë nuk dorëzohen dhe vazhdojnë tutje. Duhet të bënim disa ndryshime dhe kjo funksionoi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man Unitedin e pret një sfidë e vështirë në vikend, kundër Manchester Cityt.