11:57 / 03.11.2021
Tahiri: I kemi bërë ftesë zyrtare LVV-së për koalicion në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandati i LDK-së për një tjetër mandat, Xhafer Tahiri thotë se i kanë bërë ftesë edhe zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion parazgjedhor për raundin e dytë në balotazh me 14 nëntor.
“Së bashku me Lëvzjen Vetëvendosje kemi pasur një bashkëqeverisje të suksesshme dhe e kemi mbajtur atë qeverisje për tri vite, dhe gjithashtu kemi pasur edhe suksese të përbashkëta mirëpo kishim edhe ngecje të përbashkëta” ka thënë Tahiri në një emision televiziv vendor.























