Prishtina nis dekorimin e shesheve, kaq shpenzohen këtë vit
BKT
   Komunat

Prishtina nis dekorimin e shesheve, kaq shpenzohen këtë vit

Komuna e Prishtinës ka nisur dekorimin e shesheve të kryeqytetit për festat e fundvitit.

Nga Komuna kanë konfirmuar për “Zeri.info” se dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit tashmë ka nisur.

Arlinda Kastrati, nga kabineti i kryetarit Shpend Ahmeti, ka thënë se këtë vit do të shpenzohen 50 mijë euro,

“Dekorimi tashmë ka filluar të bëhet dhe buxheti total është: 50.000.00 €”, ka thënë shkurt Kastrati për “Zërin”.

Po ashtu gjatë këtij viti pritet të rikthehet edhe festivali “Verë n’Dimën”, i cili vitin e kaluar nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19. 


MË SHUME NGA    Komunat