13:08 / 04.11.2021
Prishtina nis dekorimin e shesheve, kaq shpenzohen këtë vit
Komuna e Prishtinës ka nisur dekorimin e shesheve të kryeqytetit për festat e fundvitit.
Nga Komuna kanë konfirmuar se dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit tashmë ka nisur.
Arlinda Kastrati, nga kabineti i kryetarit Shpend Ahmeti, ka thënë se këtë vit do të shpenzohen 50 mijë euro,
“Dekorimi tashmë ka filluar të bëhet dhe buxheti total është: 50.000.00 €”, ka thënë shkurt Kastrati për “Zërin”.
Po ashtu gjatë këtij viti pritet të rikthehet edhe festivali “Verë n’Dimën”, i cili vitin e kaluar nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.
Komuna e Prishtinës ka një kontratë prej 150 mijë eurove për dekorimin e shesheve për tre vjet, e cila përfundon këtë vit. /Zëri























