23:23 / 04.11.2021
Boksieri shqiptar merr medalje në Beograd
Boksieri shqiptar Alban Beqiri nuk arrin të kualifikohet në finale të botërorit që po mbahet në Beograd.
Beqiri u mposht me pikë nga boksieri rus, Musaev në gjysmëfinale. Megjithatë Alban Beqiri fiton medalje bronzi për kualifikimin deri më gjysmëfinale, transmeton GE. Beqiri garoi në kategorinë deri 71 kilogramë.
Boksierëve nga Kosova iu ndalua pjesëmarrja në Botërorin në Beograd.























