Real Madrid interesohet për Palhinha, e do edhe PSG-ja
BKT
Sport

Real Madrid interesohet për Palhinha, e do edhe PSG-ja

Joao Palhinha ka rënë në radarin e Real Madridit. Për 26-vjeçarin interesohet edhe Paris Saint Germain.

Mesfushori i Sportingut, Joao Palhinha, është objektivi i Real Madridit sipas Transfer Market Web.

Paris Saint-Germain gjithashtu interesohet për reprezentuesin e Portugalisë.

Sido që të jetë, si Reali, si PSG-ja, nëse e duan Palhinhan, duhet të paguajnë 60 milionë euro, pasi aq është klauzola e lojtarit, raporton GE.

Palhinha ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025.