12:01 / 05.11.2021
Bushi publikon listën për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Kosovës
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka publikuar listën për kualifikueset e Euro 2023, teksa do të përballet fillimisht me Slloveninë dhe më pas Kosovën.
Në këtë listë, bie në sy grumbullimi i portierit të Egnatias, Bruno Puja.
Ndërkohë, vend ka edhe për Ardian Bajramin, mbrojtësit që aktivizohet në radhët e Benficës U23, apo Ergi Gogën të Erzenit.
Ernest Muçi mbetet pjesë e Shpresave edhe për këtë grumbullim, pavarësisht pritshmërive për të qenë pjesë e kombëtares së Edi Rejës.
Lista e të grumbulluarve:
























