Flaka Loxha fiton luftën e dytë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos
BKT
Sport

Flaka Loxha fiton luftën e dytë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka arritur të kalojë në raundin e tretë të Kampionatit Evropian në grupmoshat U23 të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten zvicerane Olivia Gertsch, përcjell KosovaPress.

Në luftën e radhës, Loxha pret fituesen e duelit mes ruses Vita Maidanik dhe xhudistes franceze Ophelie Vellozzi.