13:43 / 07.11.2021
Shevchenko zyrtarisht merr drejtimin e skuadrës së Serie A
Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.
Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, që zgjodhi një formë interesante, duke e postuar flamurin ukrainas në Twitter.
Dje, Genoa njoftoi shkarkimin e Ballardinit nga posti i trajnerit. Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024.
Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.























