09:19 / 08.11.2021
Mbi tetë mijë raste aktive me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
Numri i rasteve të reja në ditë vazhdon të mbetet treshifror, ndërsa vetëm dje u regjistruan 454 raste të reja. Momentalisht në Maqedoni të Veriut ka mbi tetë mijë raste aktive. transmeton Telegrafi.
Deri tani në Maqedoni të Veriut, janë bërë 1.407.769 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 206.077 raste.
Prej tyre 190.806 janë shëruar dhe 7.232 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.039.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, më së shumti raste ka në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Shtip.























