Filipçe tregon se si bëhet regjistrimi për vaksinim kundër gripit sezonal
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe tregon se si bëhet regjistrimi për vaksinim kundër gripit sezonal

Vaksinat kundër gripit sezonal tashmë kanë mbërritur në vend dhe shpërndarja e tyre nëpër qendra mjekësore është duke u bërë, tha ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Siç shpjegoi ai, ofrohet një dozë falas për të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe profesionistët e shëndetësisë. Qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen do të duhet të regjistrohen në faqen vakcinacija.mk.

“Ka arritur 40 mijë vaksina katërvalente të gripit sezonal. Këto vaksina tashmë janë duke u shpërndarë, vaksinimi do të bëhet në Qendrat e Shëndetit Publik dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore në Shkup ku nuk ka pika vaksinimi kundër Covid-19”, tha Filipçe duke shtuar së Qendrat e Shëndetit Publik kanë blerë edhe 11.000 komerciale, prej të cilave 4.000 janë në Shkup.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota