15:01 / 10.11.2021
Të premten nis vaksinimi kundër gripit stinor në Maqedoni të Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se dje kanë arritur 40 mijë doza të vaksinave kundër gripit stinor.
Vaksinat e para pritet të jepen të premten.
Pacientët që janë regjistruar paraprakisht në vakcinacija.mk do të marrin sms porosi për terminet.
Ministri Filipçe tha se ky është viti 4 me radhë që sigurohen vaksina falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, 4 mijë prej të cilave do të jepen në Shkup, por në pika të ndryshme vaksinimi për të mos u përzier me vaksinimin anti-kovid.























