09:42 / 11.11.2021
Tahiri në takim me qytetarët: Vushtrria është e vushtrriasve
Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, gjatë mbrëmjes e së mërkurës ka mbajtur një takim me qytetarët e Vushtrrisë.
Tahiri gjatë këtij takimi ka theksuar se qytetarë nga të gjitha subjektet politike pa dallim, janë bërë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. “Bashkë e sigurtë, Vushtrria është e vushtrriasve” ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Faleminderit Vushtrri Qytetarë nga të gjitha subjektet politike pa dallim, jemi bërë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bashkë e sigurtë, Vushtrria është e vushtrriasve.























