20:10 / 11.11.2021
Fiton Maqedonia, Bardhi shënon het-trik
Maqedonia vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës. Enis Bardhi ka shkëlqyer në këtë takim duke realizuar tre gola.
Bardhi fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 36-të, e më pas për 3-0 në atë të 67’ dhe në fund të ndeshjes për 5-0, transmeton GE.
Kujtojmë se dy gola i shënoi nga pika e bardhë.
Golat tjerë për Maqedoninë i shënuan Trajkovski dhe Ristovski.
Maqedonia po kërkon play offin për Botërorin “Katar 2022” dhe me këtë fitore ëndrra vazhdon për ta, pasi janë në vendin e dytë me 15 pikë, dy më shumë se Rumania që pas pak luan me Islandën.























