RMV, Nuk kalon mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë
Në Kuvendin e Maqedonisë nuk kaloi nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë, transmeton Telegrafi.
Seancën e mbylli kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi me arsyetimin se për shkak të mospasjes së kuorumit, nuk është hapur rendi i ditës dhe nuk mund të hapet debati për mosbesimin e qeverisë. Më herët, deputetët e opozitës dolën nga kuvendi, por deklaruan se nuk e heqin nismën dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme kuvendare.
“Për shkak se nuk është hapur rendi i ditës dhe nuk mund të hapet debat për mosbesim të qeverisë, konstatojmë se nuk është votuar mosbesimi ndaj qeverisë dhe në bazë të kësaj, kjo qeveri vazhdon me përbërjen e plotë dhe me detyrimet që i ka. Seanca për mosbesimin e qeverisë ka përfunduar”, konstatoi mbrëmë Talat Xhaferi.























