Aksident në Gjakovë, biçiklisti goditet për vdekje nga vetura
BKT
   Komunat

Aksident në Gjakovë, biçiklisti goditet për vdekje nga vetura

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë gjersa ishte duke e vozitur biçikletën.

Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Faik Konica” në Gjakovë.

Një gjë të tillë e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku, në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës”, ka njoftuar Xhurkaj.


MË SHUME NGA    Komunat