Hyseni në Metehi: Jam i sigurt që për katër vjet do të bashkëqeverisim
BKT
   Komunat

Hyseni në Metehi: Jam i sigurt që për katër vjet do të bashkëqeverisim

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për balotazh, kandidati i LDK-së për Podujevë, Ekrem Hyseni ka mbajtur tubim elektoral me shumë banorë në Metehi, i cili theksoi se entuziazmi i qytetarëve në Llap është i madh për fitoren e 14 nëntorit.

Hyseni mbështetësit dhe qytetarët e Llapit i ka quajtur një “ushtri” e tërë që po e çon drejt fitores LDK-në më 14 nëntor.

“Kjo ekipë nga unë, nga asamblistët e mi, kryetarë nëndegësh, pjesa e kryesisë, aktivistë që s’janë në struktura dhe vet qytetari. Pra ka qenë një rrjetë i tërë një “ushtri” e tërë që po na çon drejt fitores më 14 nëntor dhe për këtë do të jemi mirënjohës dhe falënderues. Kjo atmosferë dhe entuziazëm nuk është në asnjë komunë tjetër. Jam i sigurt që për katër vjet do të bashkëqeverisim me ju. Kemi bërë fushatë pozitive, nuk jemi marrë me askënd tjetër, për veç punës sonë për program dhe qytetarë. Këtë e kam bërë kështu, sepse kam dashur të bëjë fushatë në frymë rugoviane”, theksoi Hyseni.

Veç kësaj ai ka thënë se për bashkatdhetarët që janë shtyllë e forte për vendin, ka para parë në qeverisjen e tij hapjen e një zyre për diasporën dhe një shesh të ashtuquajtur “Sheshi i diasporës. 

“Në programin tonë diaspora i ka disa pika, që përbën një zyrë për diasporën që do të udhëhiqet nga ta. Kjo zyrë do të ketë rol për ruajtjen e traditave dhe kulturës. Po ashtu diaspora do ta ketë edhe sheshin e tyre të ashtu quajtur Sheshi i Diasporës”, tha ai.

Kandidati Hyseni sonte do të ketë takime edhe me qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytet.


MË SHUME NGA    Komunat