15:30 / 13.11.2021
“Mirë se vini në Prishtinë”
Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka angazhuar një kompani për të vendosur mbishkrimin “Mirë se vini në Prishtinë”, te rrethi kryesor në lagjen Lakërishtë.
Tani e tutje çdo kujt që hyn në kryeqytet do t’i dëshirohet mirëseardhje.
KosovaPress iu sjell pamjet që gjatë ditës së shtunë u panë në hapësirat poshtë urës në Lakërishtë.























