Burim Berisha pret proces demokratik
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka votuar në shkollën fillore të mesme të ulët “Bajram Curri”, në Sllatinë të madhe. Pasi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, Berisha tha se shpreson se do jetë një proces demokratik ku do tw vendosin qytetarët.
Kryetari aktual i Fushë-Kosovës, Burim Berisha tha se sot pret të jetë një proces zgjedhor demokratik dhe pa ndërhyrje.
“Do jetë një proces demokratik, do jetë një proces pa ndërhyrje, kështu na takon të bëjmë të gjithë, të mos bëjmë siç kanë bërë dje disa dhe ditëve të tjera ajo është që e do ky vend... besoj qytetarët do vendosin”, theksoi ai.
Berisha i cili aktualisht është kryetar i Fushë-Kosovës në balotazhin e sotëm është në garë me kandidati e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajcinca.
Në komunën e Fushë-Kosovës të drejtë vote kanë 40 mijë e 289 qytetarë, ndërsa në gjithsej 21 komunat që janë në balotazh të drejtë vote kanë 1 milion e 260 e 571 qytetarë.























