14:24 / 14.11.2021
United të bindur se Zidane do të jetë trajneri i tyre i ri
Manchester United është duke i shtuar përpjekjet për të marr në radhët e veta ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, raporton “The Times”.
|
“Djajtë e Kuq” po punojnë për të bindur francezin që të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili është nën presion të madh pas një fillimi të dobët të sezonit garues 2021/22 në Premier Ligë. United shpreson që prania në skuadër e ish-yjeve të Madridit, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo, do ta bindë Zidanin të pranojë një sfidë të re në Premier Ligë.
|























