Shabani: 26,97 përqind e gjilanasve votuan deri në orën 15:00
BKT
   Komunat

Shabani: 26,97 përqind e gjilanasve votuan deri në orën 15:00

Mbi 27 mijë gjilanas kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deri në orën 15:00. Ndërkohë që kanë mbetur më pak se katër orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, Kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani thotë se procesi i raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë po përcillet pa ndonjë incident.

"Në komunën e Gjilanit kanë votuar 26,97 për qind, apo 27 mijë e 250 votues. Që i bie në krahasim më raundin e parë kanë votuar 0.33 për qind më shume votues se në raundin e parë. Mbi bazën e fluksit që po shohim, shpresojmë që kjo përqindje të rritet edhe më tutje", thotë Shabani.

Gjatë ditës së sotme kanë qenë shtatë ekipe mobile në dispozicion për tu mundësuar personave me nevoja të veçanta dhe atyre me Covid të drejtën e votës.

Qytetarët e Gjilanit do të vendosin për udhëheqësin e tyre, ku në garë janë Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga LVV. Kujtojmë që në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor, Haziri siguroi 18 mijë e 546 apo 43,51 përqind të votave dhe Hyseni siguroi 19 mijë e 57 vota apo 44,71 përqind.

MË SHUME NGA    Komunat