Qytetarët e Rahovecit votojnë për një jetë më të mirë
Pasditen e së dielës qytetarët e Rahovecit ia kanë mësyrë kutive të votimit. Në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin e procesit zgjedhor duke uruar që të fitojë më i miri.

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Bekim Sylka”, të cilën e ka vizituar KosovaPress, deri në orën 14:00, kanë votuar 22.36 përqind e qytetarëve, nga gjithsej 4101 qytetarë me të drejtë vote.
Qytetari Agron Sokoli tha për KosovaPress, se në Rahovec duhet të ketë ndryshim në qeverisje.
Sokoli: Duhet të ketë ndryshim qeverisje
“Mire shkoi procesi, pengesa nuk kishte… mendoj se duhet të ketë ndryshim qeverisje”, tha ai.
Në linjë të njëjtë u shpreh edhe i moshuari Remzi Hyseni.
Hyseni: Po presim ndryshim
“Mirë shkoi, po presim një ndryshim”, theksoi ai.
Ndërsa, Sabina Korenica tha se në Rahovec duhet të fitojë cili është më i miri.
Korenica: Le të fitoi më i miri
“Mirë shumë, e kryem obligimin tonë, po shpresojmë për të mirën, cili është më i mirë le te fitojë”, tha ajo.
Në raundin e dytë në Rahovec po garojnë kryetari aktual, njëherit kandidati i AAK-së, Smajl Latifi dhe kandidati i LVV-së, Visar Korenica.