Qytetarët e Kllokotit nga kryetari i ri kërkojnë punë dhe investime
BKT
   Komunat

Qytetarët e Kllokotit nga kryetari i ri kërkojnë punë dhe investime

Kllokoti është në mesin e 21 komunave që janë pjesë e balotazhit për kryetar të komunës.

Kllokoti është në mesin e 21 komunave që janë pjesë e balotazhit për kryetar të komunës.

Qytetarët e Kllokotit presin ndryshime pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Ata thonë për KosovaPress se presin nga kryetari i ardhshëm që të vazhdojë të investojë në infrastrukturë, por edhe të ndalojnë largimin e të rinjve duke u siguruar atyre vende pune.

Banori: Ne presim të fitojë më i miri

“Ne presim të fitojë më i miri. Le të jetë mirë për fshatin, le të ketë më shumë punë, le të ketë atë që është e mirë, infrastrukturën”, thotë një banor i vjetër i Kllokotit që nuk deshi të identifikohej.

Të njëjtat pritshmëri kanë edhe banorët e Vërbovecit, një prej fshatrave më të mëdha të kësaj komune.

Rakiq: Të rinjtë po ikin për Serbi, nuk kanë ku të punojnë

“Të jetë më i mirë për të rinjtë, të ketë vende pune.... Të rinjtë ikin të gjithë në Serbi, nuk kanë ku të punojnë”, thotë banori i vjetër i Vrbovcit, Momir Rakiq.

Sreten Kojiq nga Vrbovci pret ndryshime në nivel lokal pas 14 nëntorit.

Kojiq: Shpresojmë që do të jetë shumë më mirë

“Shpresojmë që do të jetë shumë më mirë se sa ka qenë deri më tani. Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe korrekte. Nuk ka turma, nuk ka grindje, nuk ka asgjë…. Ndryshime duhet të bëhen, ne vendorët po kërkojmë ndryshime, shpresoj se do të ketë ndryshime dhe përmirësimi do të jetë i sigurt”, thotë Kojiq.

Zorka Rakiq nga Vrbovci pret që të jetë më mirë për të rinjtë.

Rakiq: Pres të ndërtojnë fabrika

“Pres që të ndërtojnë ndonjë fabrikë që të rinjtë të kenë ku të punojnë. Fëmijët na lanë, kemi mbetur vetëm të vjetrit. Nëse fëmijët do të kishin një fabrikë këtu, këtu të gjithë do të punonin dhe ata nuk do të largoheshin”, tha Rakiq.

Për përmirësim shpreson edhe Muharrem Ajeti nga komuniteti rom.

Ajeti: Të kemi punë e jetë të mirë për të gjithë

“Si ka bërë presidenti i deritashëm, unë do t'i thosha këtij të riut që të vazhdojë në të njëjtën rrugë. Të ndërtojmë infrastrukturë, të kemi ndriçim, kontejnerë, të ketë punë dhe për të gjithë të jetë më mirë”, tha Ajeti.


MË SHUME NGA    Komunat