Qytetarët e Bardhoshit presin ndryshime pozitive pas zgjedhjeve
BKT
   Komunat

Qytetarët e Bardhoshit presin ndryshime pozitive pas zgjedhjeve

Në qendrën e votimit “Anton Zako Çajupi” në Bardhosh deri në orën 15:00 kanë votuar 26.12 për qind ose 858 qytetarë.

Në qendrën e votimit “Anton Zako Çajupi” në Bardhosh deri në orën 15:00 kanë votuar 26.12 për qind ose 858 qytetarë.

Menaxheri Fehmi Zeqiri ka thënë për KosovaPress se të drejtë vote në këtë qendër kanë 3 mijë e 284 banorë, derisa shtoi se nuk është shënuar asnjë parregullsi.

Qytetarët e Bardhoshit ndërkaq presin nga këto zgjedhje një qeveri lokale në dobi të qytetarëve.

Safet Sahiti, banor i Bardhoshit, ka thënë se pret ndryshime pozitive nga këto zgjedhje për qytetarët.

Sahiti: Presim më mirë

“Si çdo herë presim më mirë. Besoj që ka me pasur ndryshime në çdo aspekt”, tha ai.

Qëndrim Llumnica, qytetar, thotë se çdo herë prej zgjedhjeve presin qeverisje më të mirë në Prishtinë.

Llumnica: Gjithmonë prej zgjedhjeve pritet diçka më mirë në çdo aspekt

“Gjithmonë prej zgjedhjeve pritet diçka më mirë në çdo aspekt. Prishtinës i nevojitet pak më shumë punë për qytetarët për lehtësimin e jetës së banorëve”, tha ai.

Edhe Musa Behluli thotë se pret ndryshime pozitive pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.

Behluli: Presim ndryshime për më mirë

“Presim ndryshime për më mirë, sepse për momentin nuk jemi edhe shumë të kënaqur”, tha Behluli.

Në Prishtinë të drejt vote kanë 195 mijë e 978 banorë me 52 qendra ta votimit. Për të parin e komunës garojnë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


MË SHUME NGA    Komunat