Njësia Speciale prezente në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë
BKT
   Komunat

Njësia Speciale prezente në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë

Në qendrën më të madhe të votimit “Isa Boletini” në Podujevë, është shtuar fluksi i votuesve.

Në qendrën më të madhe të votimit “Isa Boletini” në Podujevë, është shtuar fluksi i votuesve.

Ani se nuk është shënuar asnjë parregullsi në këtë qendër, prezent janë edhe policë nga Njësia Speciale.

Menaxheri i kësaj qendre, Fehmi Zeqiri ka thënë për KosovaPress se 35 përqind deri në orën 17:00 kanë dalë me ushtruar të drejtën e tyre të votës në Shkollën e Mesme Ekonomike.

Zeqiri ka thënë se nga afër 13 mijë votues sa kanë të drejtë vote në këtë shkollë, kanë votuar 4 mijë e 521.

Ai tha se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë parregullsi.


MË SHUME NGA    Komunat