Minutat e fundit, fluks i madh i qytetarëve për te votuar në Prizren
BKT
   Komunat

Minutat e fundit, fluks i madh i qytetarëve për te votuar në Prizren

Në qendrën e dytë më të madhe të votimit, shkollën e mesme, “Remzi Ademaj” në Prizren është parë fluks i madh i qytetarëve për të votuar në minutat e fundit të procesit zgjedhor.

Në qendrën e dytë më të madhe të votimit, shkollën e mesme, “Remzi Ademaj” në Prizren është parë fluks i madh i qytetarëve për të votuar në minutat e fundit të procesit zgjedhor.

Për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren ka ardhur nga Turqia edhe Leonora Rugova, e cila thotë për KosovaPress se nga këto zgjedhje pret mirëqenie më të mirë per qytetarët.

Rugova: Kam ardhur nga Turqia

“Unë jetoj jashtë dhe qëllova këtu, më vjen mirë që qëllova këtu për të pasur mundësinë me votua. Nga Turqia, pres çka është ma e mira për popullin pasi pritjet janë të përbashkëta”, tha ajo.

Punë më të madhe për rininë dhe infrastrukturën rrugore po kërkon, Andi Morina.

Morina: Le të fiton më i miri, por të kenë diçka për rininë

“Mirë ishte qetë ishalla fiton më i miri….kisha pas qejf me pas një ndryshim më i mirë për Prizrenin…për rininë për infrastrukturë gjithashtu”, tha ai.

Ndërsa, Jetmir Qovanaj tha se është për ndryshim qeverisës në Prizren.

Qovanaj: Presim diçka më mirë

“Presim diçka më mirë në përgjithësi, jam për ndryshim”, tha ai.

KosovaPress provoi të marr një qëndrim edhe nga menaxheri i kësaj qendre të votimit, mirëpo i njëjti nuk pranoi të deklarohet.

Në komunën e Prizrenit po garojnë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.


MË SHUME NGA    Komunat