Idrizi i PDK-së shpall fitoren: Do të jem shërbetor i vushtrriasve
BKT
   Komunat

Idrizi i PDK-së shpall fitoren: Do të jem shërbetor i vushtrriasve

Pas numërimit të 100% të voave në Vushtrri, Ferit Idrizi i PDK-së ka marrë 53,13% të votave derisa Xhafer Tahiri i LDK-së 46,87%.

Ky i fundit pak më herët pranoi humbjen dhe i ka uruar fitoren Idrizit, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë për Klan Kosovën para se të përfundonte numërimi i votave të rregullta, Idrizi tha se që nga dita e parë e marrjes së pushtetit e sheh veten si shërbëtor të popullit.

“Rezultatet preliminare na qësin binshëm fitues, është një fitore e merituar dhe këtë ua atribuoj qytetarëve të Vushtrrisë. Veten time e shoh si një shërbëtor i qytetarëve të Vushtrrisë dhe udhëheqës i qeverisë komunale. Pritet realizimi i projekteve që i kemi bërë gjatë fushatës në fillim të mandatit”.

Ai tha se prioritet e ka rininë, mbështetjen e bizneseve dhe avancimi i gruas.


MË SHUME NGA    Komunat