Në shkollën model “Qamil Batalli” Prishtinë nuk u zhvillua procesi zgjedhor
BKT
   Komunat

Në shkollën model “Qamil Batalli” Prishtinë nuk u zhvillua procesi zgjedhor

Shkolla model “Qamil Batalli” Prishtinë nuk ka është bërë pjesë e procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Drejtori i shkollës, Liridon Maliqi, ka thënë se ata e vazhdojnë procesin mësimor në rregull këtë të hënë, përkundër shumicës së shkollave të tjera të vendit që sot nuk kanë nisur mësimin.

“Ne nuk organizojmë proces zgjedhor në objektin e shkollës sonë, por si fat të mirë ne e vazhdojmë procesin mësimor me orar të rregullt, mësimi vazhdon si zakonisht, si çdo ditë tjetër e rregullt për stafin dhe nxënësit në përgjithësi”.

“Unë nuk e di saktësisht ligjin dhe si është e rregulluar kjo që ne nuk jemi pjesë e procesit të votimit, por aq sa kam lexuar e di se, meqenëse është rregulluar decentralizimi i shkollave dhe vendeve të votimit, atëherë kanë mbetur ato shkolla që kanë qenë kur është bërë Ligji për zgjedhje. Pra, ato qendra që kanë qenë atëherë, kanë mbetur çdo herë si qendra të votimit dhe të tjerat që janë ndërtuar më pas nuk janë futur”,ka thënë Maliqi.


MË SHUME NGA    Komunat