13:12 / 15.11.2021
U lëndua me Shqipërinë, Roma informohet për gjendjen e Kumbullës
Marash Kumbulla ka marrë përgjigjen e mjekëve të Romës pas ekzaminimeve të bëra. Mbrojtësi nuk ka probleme muskulore dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Jose Mourinho.
Futbollisti i kombëtares shqiptare u dëmtua në minutat e para në ndeshjen kundër Anglisë, por mund të luajë në fundjavë sikurse shkruan Sky Sport Italia.
Kumbulla do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve gjatë këtyre ditëve dhe te Roma shpresojnë të jetë gati për duelin kundër Genoa.
Dëmtimi i Chris Smalling e bën të domosdoshëm praninë e Kumbullës në sfidën e kampionatit dhe priten të reja rreth tij këto ditë.























