20:18 / 16.11.2021
Votat e diasporës për Junik: Shehu i LDK-së 436, Kuçi AAK 232
Ruzhdi Shehu i LDK-së do të jetë kryetari i ri i komunës së Junikut pasi në garën e balotazhit ka marrë mbi 50 përqind të votave.
Votat nga diaspora gjithashtu konfirmuan Shehun për kryetar të ri duke marrë 436 vota. Ai në balotazh ka marrë 1.199 vota ose 50.61 përqind.
Ndërsa Agron Kuçi nga AAK ka marrë 232 vota të diasporës, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së.
























