Kastrati kërkon të mos linçohen banorët që festuan ndaljen e reformave
BKT
   Komunat

Kastrati kërkon të mos linçohen banorët që festuan ndaljen e reformave

Kryetari në detyrë i Kamenicës, Qendron Kastrati u ka dalë në mbrojtje banorëve, të cilët festuan për ndërprerjen e reformës në arsim pas humbjes së Kastratit në këtë komunë.

Ai ka kërkuar që të njëjtit të mos linçohen apo ndaj të njëjtëve mos të perdoren terma nënçmues, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, prapakthimi i vërtetë është pushteti i ri në Kamenicë dhe jo banorët.

Postimi i plotë i Kastratit:

Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti.

Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor cdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin, shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë.

Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët.


MË SHUME NGA    Komunat