Komuna e Prishtinës shpenzoi afër 250,000 euro për 18,000 teste antigjen
Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë paraqitur më 13 mars 2020, ndërsa afro nëntë muaj pas shfaqjes së pandemisë, Komuna e Prishtinës ka filluar me testimin rapid për COVID-19. Konkretisht, më 22 dhjetor, ishte bërë e ditur se kryeqyteti po nisë me teste antigjene, të cilat do të bëheshin në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Emshir.
Këto teste kanë filluar të përdoreshin për testimin e qytetarëve të Prishtinës afro një muaj pasi ishte nënshkruar kontrata për sigurimin e tyre. Komuna e Prishtinës në nëntor 2020 kishte shpallur tenderin me numër të prokurimit 616-20-7749-1-1-5 për furnizim me teste antigjen, konkretisht për 18,000 sosh. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 250,000 euro, e lloji i kontratës “e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”.
Ajo çfarë është e dyshimtë është fakti se si mund të jepet një tender me vlerë 250,000 euro me procedurë të negocimit nëntë muaj pas fillimit të pandemisë dhe si mund të konsiderohet emergjencë fillimi i këtij testimi rapid nëntë muaj pas pandemisë, kur në përdorim kanë qenë edhe testet PCR. Si për testet PCR, edhe për testet rapide, analiza bëhet njëjtë, vetëm se dallimi është në shpejtësinë e marrjes së rezultateve, ku për testet rapide (antigjen) rezultatet merren maksimumi pas 20 minutave.
Në këtë proces tenderues, me procedurë të negocimit, Komuna e Prishtinës kishte pranuar tri oferta me këto çmime:























