Gjendet një person i vdekur në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjendet një person i vdekur në Shkup

Në Stacionin Policor në Draçevë sonte në ora 20:30 është denoncuar se në fshatin Draçevë është gjetur një trup i pajetë, transmeton Telegrafi.

Në trup, sipas policisë, nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa zyrtarët policorë në vendngjarje kanë vërtetuar se bëhet fjalë për V.D (31) nga Shkupi i cili nga 1 qershori është i paraqitur si i humbur.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota