Presidenti i Polonisë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda nesër do të jetë për vizitë dy ditore në Shkup. Ai pritet të ketë takime me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi si dhe me kryeministrin Zaev, transmeton Telegrafi.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit polak, vizitën presidenti Duda do të fillojë nesër mbrëma me ceremoninë e ndarjes së Medalit të presidentit të Republikës së Polonisë, shoqatës së bashkërisë polake në Maqedoninë e Veriut “Polonia”.
Duda të premten do të pritet me nderimet më të larta nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski dhe më pas vijojnë bisedimet e delegacioneve të dy vendeve. Pas takimit dy presidentët do të mbajnë konferencë për shtyp.
Duda dhe Pendarovski po ashtu do të kenë fjalim edhe në hapjen e Forumit Ekonomik të Polonisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Shkup.























