20:13 / 18.11.2021
Rrëzohet një avion F-16 i forcave ajrore greke
Piloti është larguar nga avioni nëpërmjet sistemit të katapultimit pak para rënies dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një avion luftarak i tipit F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë ka pësuar një aksident gjatë një fluturimi stërvitor.
Sipas lajmeve në shtypin grek, piloti i avionit F-16 që u rrëzua pranë rajonit të Andravidës në gadishullin e Peloponezit ka shpëtuar pa lëndime.
Siç njoftohet, piloti është larguar nga avioni nëpërmjet sistemit të katapultimit pak para rënies dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.























