Aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Sharr Travel

Aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.N., raporton Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i pandehuri S.N. akuzohet për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi