17:09 / 19.11.2021
Gjobiten 112 shoferë në Shkup
Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njoftojnë se gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit në territorin e Shkupit ka gjobitur 112 vozitës, prej të cilëve 38 për tejkalim të shpejtësisë.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 9 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për kalim në të kuqe në semaforë, dy sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit gjatë vozitjes dhe dy gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.























