ShBA e shqetësuar për një deklaratë të presidentit bullgar
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga deklaratat e Presidentit bullgar Rumen Radev, në të cilat ai e përcakton Krimenë si “ruse”. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada amerikane në Sofje.
“Shtetet e Bashkuara, G7, BE dhe NATO kanë qenë gjithmonë të qarta dhe të bashkuara në qëndrimin e tyre se pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për ta aneksuar atë dhe pavarësisht okupimit të vazhdueshëm, Krimea është ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Ambasada amerikane kujton se në Samitin e Platformës së Krimesë në gusht, të gjithë, përfshirë Bullgarinë, deklaruan se Krimea ishte një pjesë integrale e Ukrainës dhe se përpjekjet e Rusisë për të legjitimuar pushtimin dhe okupimin e paligjshëm të gadishullit nuk do të njihen.(BNR).























