16:00 / 22.11.2021
Hazard dhe Valverde, dy mungesat e Realit kundër Sherifit
Eden Hazard gjithashtu nuk do të jetë në ndeshjen e raundit të pestë të Champions League kundër Sheriff Tiraspol të mërkurën e ardhshme.
Lojtari belg humbi ndeshjen kundër Granadës për shkak të gastroenteritit dhe gjithashtu është lënë jashtë skuadrës së Ancelottit për udhëtimin në Transnistria .
Humbje për duelin shkakton edhe Fede Valverde, i cili po finalizon rikuperimin nga ndrydhja e gjurit, transmeton "albeu".
Ceballos dhe Bale, të lënduarit e tjerë, janë dy viktimat e tjera për Ancelottin , i cili përpos këtyre ka në dispozicion pjesën tjetër të skuadrës së bardhë.























