Dukagjini dhe Ulpiana pajtohen me barazim
BKT
Sport

Dukagjini dhe Ulpiana pajtohen me barazim

Nuk ka fitues në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës, në një ndeshje të vlefshme për BKT Superligën.

Takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Ermir Rrezi ka kaluar në epërsi skuadrën e Ulpianës në minutën e 55-të.

Po luhej minuta e 81-të kur Altin Merlaku ka barazuar rezultatin.