Humb jetën një person nga Kumanova, dyshohet se ra nga çatia
BKT
Rajoni dhe Bota

Humb jetën një person nga Kumanova, dyshohet se ra nga çatia

Një 50-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën dje pasi dyshohet se është rrëzuar nga çatia e një shtëpie ku po kryente punë ndërtimore, transmeton Telegrafi.

“Më 23.11. 2021 në ora 14.50 në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në vendbanimin Pero Çiço gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në kulmin e shtëpisë M.K.(51) nga fshati Oblavcë komuna e Nagoriçani i Vjetër personi në fjalë ka rënë dhe ka ndërruar jetë” njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

Kontrolli është kryer nga dhe ekipi i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota