09:14 / 25.11.2021
Rudi Garcia në bisedime me Manchester United
The National vjen me një tjetër emër të mundshëm për stolin e Man United: Ai është Rudi Garcia.
Trajneri 57-vjeçar, i njohur në Serie A për të kaluarën e tij me Romën, i dha fund aventurës së tij në pankinën e Lionit në qershor dhe për momentin ai është i lirë dhe gati për një aventurë të re, transmeton "abcnews.al.".
Sipas kanalit britanik të lajmeve, Garcia foli me Man United përpara fitores 2-0 të Ligës së Kampionëve në Villarreal, e cila i lejoi klubit të kalonte në fazën me eliminim direkt.























