KQZ certifikon rezultatet për zgjedhjet lokale në Kaçanik
Sharr Travel

KQZ certifikon rezultatet për zgjedhjet lokale në Kaçanik

KQZ certifikon rezultatet për zgjedhjet lokale në Kaçanik: Kryetari Ilazi fiton 53.91 % të votave, rizgjidhet Kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi, sot ka pranuar zyrtarisht vendimin për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2021- raundi i dytë për kryetarë komune.

Në vendim, mes tjerash thuhet se Kryetar Komune në Kaçanik është zgjedhur Besim Ilazi, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, me 7,373 vota, ose shprehur në përqindje prej 53.91 %.

Kryetari Ilazi, falenderoi stafin e KKZ-së për punën dhe angazhimin korrekt gjatë tërë procesit zgjedhor dhe për paanshmëri politike. I pari i Komunës poashtu falënderoi të gjithë qytetarët për realizimin e një procesi zgjedhor korrekt dhe pa incidente.

Nga ana tjetër Kryesuesi i KKZ-së Artan Mezraja, uroi Kryetarin Ilazi për rizgjedhjen si Kryetar Komune, ndërsa falenderoi stafin e administratës komunale për ndihmën e dhënë gjatë procesit zgjedhor në forma të ndryshme.