473 raste të reja me coronavirus në Maqedoni të Veriut
Sharr Travel

473 raste të reja me coronavirus në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.708 testime janë regjistruar 473 raste të reja me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Prej rasteve të reja 246 janë në Shkup, Manastir 41, Kavadar 23, Ohër 22, Kumanovë 21, Prilep 18, Koçani 13, Veles 11, Strumicë dhe Gjevgjeli 9, Vallandovë 7, Berovë 6, Shtip 5, Kërçovë, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Makedonska Kamenica 4, Tetovë, Sveti Nikole, Kratovë dhe Demir Hisar 3, Gostivar, Strugë, Negotinë, Resnjë dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Radovish, Dellçevë, Krushevë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur 505 pacientë të shëruar dhe 18 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Ndryse, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë diagnostifikuar gjithsej 213.779 raste me coronaviurs, ndërsa prej tyre 197.998 janë shëruar dhe 7.492 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.289 raste aktive me COVID-19.