PEDAKOS sjell "Javën e kuzhinës italiane" në kopshtin në Prizren
Sharr Travel

PEDAKOS sjell "Javën e kuzhinës italiane" në kopshtin në Prizren

Në kuadër të projektit Aleanca per zhvillimin e edukimit parashkollor në Kosovë PEDAKOS, Organizata italiane Rtm Volontari nel mondo po zhvillon trajnimin për kopshtet e Kosovës që ka të bëjë me hulumtimin e të ushqyerit dhe shijes.

Ky aktivitet po ndërlidhet edhe me edicionin e gjashtë të “Javës së Kuzhinës Italiane në Botë", një nismë kjo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për të promovuar më të mirën e zinxhirit agro-ushqimor dhe njohurive të ushqimit.

Tema e edicionit të këtij viti është "Tradita dhe perspektivat e kuzhinës italiane, vetëdijesimi dhe rritja e qëndrueshmërisë së ushqimit", ku falë përforcimit të produkteve sezonale kombinon promovimin e produkteve agroushqimore italiane.

E gjitha kjo po mundësohet nga Organizata Implementuese e Projektit PEDAKOS.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonello De Riu tha se projekti është nga 'Java e Kuzhinës Italiane në Botë', një nismë që realizohet nga të gjitha ambasadat italiane nëpër botë, ku përfshihet edhe Kosova.

Antonello De Riu: Ky projekt financohet për një vit

"Ky projekt financohet për një vit dhe është një trajnim i edukatoreve dhe i pedagogëve të shkollës dhe mbetet një trashëgimi i kësaj pune. Natyrisht nëse do të jetë e mundur do ta sigurojmë praninë tonë edhe në vazhdimësi. Ky projekt bën pjesë në kuadër të edicionin e gjashtë që është shumë më i gjerë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme që janë duke e zhvilluar. Projekti është nga 'Java e Kuzhinës Italiane në Botë', një nismë që realizohet nga të gjitha ambasadat italiane ku ndodhen nëpër botë, natyrisht përfshihet edhe Kosova. Këtë vit veçanërisht në Kosova janë paraparë disa nisma nga data 22 deri më 28 nëntor, do të përcillet kuzhina italiane në aspektin që është edukimi, kultura dhe të ushqyerit, ashtu siç është edhe ky projekt që po zhvillohet këtu në Prizren me fëmijë. Kjo sepse edukimi i mënyrës së të ushqyerit është thelbësore dhe për të ruajtur traditat e veta. Në këtë edicion e promovojmë 'Dietën Mesdhetare' përbëhet nga disa përbërës të cilat mund të gjenden edhe këtu pa asnjë problem, andaj edhe Kosova të arrij ta kuptojë këtë mesazh që ne duam ta japim që është ajo që mund të ushqehet në mënyrë të shijshme, por në të njëjtën kohë të kujdesemi edhe për shëndetin tonë", ka thënë ai.

Mateo Mancini, menaxher i projektit PEDAKOS, tregon se qëllimi i këtij projekti është që të vazhdojnë aktivitetet në shkolla të ndryshme dhe në ambiente të cilat falë tyre janë transformuar.

Mancini: Ambasada po na ndihmon në zbatimin e projektit

"Është një kënaqësi sepse ambasada po na ndihmon në zbatimin e projektit dhe është një kënaqësi e kësaj jave që është 'Java e kuzhinës italiane në botë', e cila na mundëson një sinergji me aktivitetet e ambasadës italiane. Tematika sot ka të bëjë me ushqimin shihen dhe të ushqyerit e ku gjemë rast me të mirë të bashkëpunojmë se në rast të 'Javës së kuzhinës italiane'. Në muajin nëntor të viti të kaluar vetëm se jemi njoftuar me këta dy persona në takimin virtual që e kemi pasur. Por në fund i kemi sjellë këtu. E falënderojmë Motrat Engjëllore të Shën Palit dhe kopshtin Nëna Kabrini për mikpritjen që e ka shfaqur për ne. Qëllimi është qe aktivitet pas aktiviteti të vazhdojnë takimet tona në kopshte të ndryshme dhe mbi të gjitha në mjedise të cilat falë PEDAKOS-it janë transformuar," ka thënë ai.

Paola Cavazzaoni pedagoge në Reggio Emilia , tha se ky është një projekt, i cili ka të bëjë me hulumtimin e shijes dhe të ushqimit.

Cavazzaoni: Vlera e ushqimit është e rëndësishme

"Një projekt i cili nga mensat e kopshteve dhe i cili pastaj do të ketë pjesë e një qendre ndërkombëtare në të cilën shpresoj të kemi mundësi të ju ftojmë. Është një projekt i cili ka të bëjë me hulumtimin e shijes, me hulumtimin e ushqimit, pra kemi të bëjmë me një fondacion i cili merr hapa në promovimin she shpërndarjen e kësaj qasje të këtij qyteti. Sot do të flasim për vlerën e ushqimit në kuadër të edukimit dhe kjo pjesa e edukimit është tejet e rëndësishme në edukimin e fëmijëve", tha ajo.

Amanda Shkoza, drejtoresha e këtij kopshti, tregon se ky kopsht çdo vit pranon 140 fëmijë nga mosha tre deri gjashtë vjeç pa dallim të fesë, racës dhe gjinisë.

"Falë mbështetjeve të Caritaseve të ndryshme të Italisë, në fillim kemi pasur mbështetje, por tani mundohemi t'ia dalim vetë nga ana financiare dhe të jetuarit të përditshëm në kopsht. Mensa e fëmijëve ku gjendemi tani është një projekt falë Projektit Pedakos. Kopshti është i hapur për të gjithë fëmijët pa dallim race, feje, etnie dhe çdo vit i pranon 120 fëmijë, prej moshës tre deri në moshën gjashtë vjeçare. Kopshti është i udhëhequr prej motrave të Shën Palit", ka thënë ajo.

Alessandro Tagliavini kuzhinier në Reggio Emilia tregon për ushqimet qe i ka përgatitur sot së bashku me kuzhinieren kosovare për nder të "Javës se kuzhinës italiane në botë".

Tagliavini: T'i shkëmbejmë përvojat tona në kuadër të gatimit

"Sot me qe jemi në kuadër të 'Javës së kuzhinës Italiane në botë' kemi përfituar nga rasti që t'i shkëmbejmë përvojat tona në kuadër të gatimit, unë kam përgatitur diçka nga Reggio Emilia që është tipike nga vendi im dhe kuzhinierja kosovare diçka nga vendi i saj. Unë kam përgatitur 'er pacone' e cila është një pjatë tipike e cila gjendet vetëm në Reggio Emilia, dhe është një tortë e njelmët e cila brenda ka spinaq, djathë parmesan dhe kemi dashur të përgatisim meqë e njëjta pjatë e cila ngjan goxha shumë me piten kosovare", ka shtuar ai.


MË SHUME NGA Komunat