MSH-ja çon nesër ekip mobil për vaksinim në shkollën “Eqrem Qabej”
Sharr Travel

MSH-ja çon nesër ekip mobil për vaksinim në shkollën “Eqrem Qabej”

Në vijim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër (e premte , 26 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, njofton MSH-ja.


MË SHUME NGA Komunat