Ramosaj-Szunyog: S`ndalemi deri në realizimin për zhvillimin e Deçanit
Sharr Travel

Ramosaj-Szunyog: S`ndalemi deri në realizimin për zhvillimin e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur sot në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog.

Me këtë rast është bërë prezantimi i hulumtimit “Turizmi i butë në Kosovë, me fokus të veçantë në rajonin e Deçanit”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka thënë se komuna e Deçanit do të vazhdojë punën dhe angazhimin në arritjen e synimeve për zhvillimin e Deçanit.

“Kisha nderin që sot të pres në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë z.Tomas Sunyog, së bashku me zyrtarët e fushës së turizmit nga Zyra e BE-së. Në këtë takim ishte prezent edhe eksperti i turizmit z.Zekë Çeku, i cili bëri prezantimin e punimit hulumtues të tij, me titull ‘Turizmi i butë në Kosovë, me fokus të veçantë në rajonin e Deçanit’... Përkushtimi jonë për zhvillimin e Deçanit do të vazhdojë deri në arritjen e synimeve tona!”, ka shkruar ai.

Hulumtimi “Turizmi i butë në Kosovë, me fokus të veçantë në rajonin e Deçanit” është mbështetur nga zyra e BE-së në Kosovë dhe është realizuar në kuadër të “Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë 2021”.


MË SHUME NGA Komunat