Norvegjezët pas fitores ndaj Kosovës: Atmosfera më e mirë në 20 vite
Kombëtarja e Kosovës mposhtet me rezultat 86:77 nga Norvegjia, në ndeshjen që u zhvillua në Bergen të Norvegjisë. Basketbollistët e Kosovës dëshpëruan me lojë e me rezultat.
'Fillimi i një aventure! Palestra ‘Haukelandshallen' vloi kur Norvegjia e ktheu ndeshjen me një ecuri 9:0 në periudhën e dytë dhe kaloi në epërsi prej 21 pikësh ndaj Kosovës.
Ishte emocionues fundi, por djemtë norvegjezë rezistuan dhe morën fitoren e rëndësishme në hapje të parakualifikueseve në Kampionatin Evropian', shkruan 'Basket. No'.
'Absolutisht magjike! Një nga ndeshjet më të lezetshme që kam luajtur', tha basketbollisti norvegjez, Harald Eika Frey.
'Gjëja më e rëndësishme është fitorja, por kemi folur për të gjatë gjithë javës. Ky është fillimi i një aventure për basketbollin norvegjez dhe nuk fillon vetëm në fushë.
Nuk do të arriinim kaq larg pa angazhimin që patëm në sallë', tha Frey.
'Ambienti për ndeshjen e parë të Norvegjisë në shtëpi pas më shumë se 20 viteve, ishte perfekt.
‘Haukelandshallen' ishte pothuajse i mbushur, me 2143 shikues, në mesin e tyre gati 100 tifozë nga Kosova që krijuan atmosferë të mrekullueshme', shkruan 'Basket.no', transmeton Sheshi.
'Norvegjia fitoi dhe u tregua një skuadër më e mirë se Kosova'.























